Diego Costa rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me klubin e njohur

PUBLIKUAR

Diego Costa do ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Sipas “MundoDeportivo”, sulmuesi ka arritur marrëveshje tashmë me Rayo Vallecanon, transmeton Gazeta Express.

Costa thuhet se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, duke përfshirë opsionin e vazhdimit edhe për një vit të dytë.

33-vjeçari te klubi nga La Liga do të kalojë si lojtar i lirë, teksa marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë.

Sulmuesi braziliano-spanjoll së fundmi ishte te Atletico Mineiro në Brazil, por me këtë klub e shkëputi kontratën në janar të këtij viti.

Ish-sulmuesi i shumë i Chelseat te Rayo Vallecano ka luajtur edhe më herët, por si i huazuar nga Atletico Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...