Diego Costa në Milan? (Foto)

PUBLIKUAR

Jorge Mendez, menaxheri portugez, po bën të pamundurën që ta transferoj Diego Costan nga Chelsea në Milan

E ardhmja e Diego Costas vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi spanjollë nuk është në planet e Antonio Contes dhe gjatë kësaj vere duhet të gjej një klub të ri.

Sipas Calciomercato.com, Milan po bënë përpjekje që ta transferoj ish sulmuesin e Atletico Madridit, përcjell Express.

Thuhet se menaxheri i Costas, Jorge Mendes është duke punuar vazhdimisht ta bindë lojtarin që t’i bashkohet Milanit.

Costa dëshiron të rikthehet në Atletico Madrid, por këta të fundit nuk kanë drejtë të blejnë lojtar deri në janar të vitit 2018, pasi janë të dënuar nga FIFA.

Mbetet të shihet nëse Mendes do ta bind Costan që ta pranoj ofertën e Milanit, e cila deri më tani ka transferuar 10 lojtarë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...