Diego Costa, afër rikthimit në Premierligë

PUBLIKUAR

Diego Costa pritet që të rikthehet edhe njëherë tjetër në Premierligë.

Ish-sulmuesi i Chelseat raportohet se është afër kalimit te Wolvesi, transmeton Gazeta Express.

“The Athletic” ka raportuar se klubi anglez po e kërkon Costan, pasi Sasa Kaljdzic së fundi pësoi një lëndim që do ta lë jashtë për një kohë të gjatë.

Të dielën mbrëma është raportuar se 33-vjeçari do të niset drejt Anglisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Wolvesin.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Costa te “Ujqit” do të kalojë si lojtar i lirë pasi ai është pa klub që nga 1 korriku i këtij viti.

Diego Costa së fundi u aktivizua te Atletico Mineiro në Brazil. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...