Die Welt: Asnjë sundues historik nuk është larguar vullnetarisht nga pushteti

PUBLIKUAR

Die Welt-i gjerman i ka dedikuar një reportazh Maqedonisë në të cilën në fokusin qendror është gjithnjë sipas tyre simpatia e madhe që ka BE për Nikola Gruevskin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nga skena tingëllon një muzikë patetike e cila paralajmëron luftë gladiatorësh, në skenë interpreton Gruevski përderisa opozita po kontrollohet nga forca të jashtme. Mund të luftojnë sa të duan por asnjëri nuk mund të fitojë. Gruevski ishte kryeministër por u detyrua të largohet nga funksioni pas akuzave për korrupsion”, shkruan mes tjerash në reportazh.

“Por nuk heq dorë nga pushteti duke dashur të tregojë se do të mbajë pushtetin akoma në duart e tij. Pas fjalimit të tij të fundit simpatizantët e tij festojnë, partia e tij festoi 26 vjetorin e formimit në një ndërtesë të ndërtuar me para të buxhetit të shtetit”

Pas kërcënimit nga “forcat e huaja” Gruevski ka qenë i këshilluar nga një aleat shumë i rëndësishëm politik, fallxhorja Katerina Najdenova. Astrologu e ka këshilluar ish kryeministrin për gjëra të ndryshme. I ka rekomanduar që gjatë takimit me Angela Merkel të shtrëngojë duart me përzemërsi me të, që ta përfitojë besimin e saj. Por sipas fallxhores, Gruevski duhet të largohet nga BE, sepse ajo së shpejti mund të shpërbëhet, ka ironizuar e përditshmja gjermane Die Welt.

Në fund të këtij reportazhi Die Welt konstaton afërsi me fotografitë historike të sunduesve si Mao Zedong, Nikolae Çaushesku dhe Enver Hoxha.

“As idhujt historik të Gruevskit nuk hoqën dorë vullnetarisht nga pushteti”, përfundon Die Welt./Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...