Didier Deshamps: Nuk ja kemi friken Gjermanis

PUBLIKUAR

3

Franca dhe Gjermania do të përballen në çerekfinale të Kampionatit botëror. Didier Deshamps, trajneri i Francës, nuk i frikësohen aspak gjermanëve, derisa synon kualifikimin në gjysmëfinale.

Didier Deshamps, trajneri i Francës, ka bërë të gjitha përgatitjet për përballjen me Gjermanin në çerekfinale të Kampionatit botëror. Strategu francez ka thënë se ‘Gjelat’ nuk i fiksohen aspak kundërshtarit.

“Nuk nuk i frikësohemi Gjermanisë, këtë ndeshje e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Low ka thënë se jemi ne favoritë? Sa I mirë…. ndërsa unë po ju them se gjermanët ishin favoritë ende pa nisur botërori. Gjermania ka më shumë eksperiencë se ne”, deklaroi Deshamps.

4

Franca nuk e pati aspak të vështirë për të kaluar fazën e grupeve ndërsa në 1/8 eliminoi me rezultatin e pastër 2-0 Nigerinë, por Deshamp e ka të qartë se me Gjermanë është një sfidë krejt tjetër.

“Sa më larg të shkosh në këtë turne aq më e vështirë bëhet. Unë kam shumë respekt për Nigerinë, por Gjermania është shumë më e fortë. Për kundërshtarët tanë është krejt normale të avancojnë deri në gjysmëfinale të botërorit, megjithatë ne do të japim gjithçka për t’i eliminuar.”, tha ai.

5

Ndeshja Francë-Gjermani do të zhvillohet nga ora 18:00, derisa do të zhvillohet në stadiumin Estadio do Maracana. LIPJANINEWS.INFO

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...