Dialogu nuk i shuajti strukturat paralele

PUBLIKUAR

Dialogu pesëvjeçar me Serbinë nuk ka rezultuar me shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, pavarësisht se ky proklamohej si qëllimi kryesor i bisedimeve ndërshtetërore.

Këto struktura janë ende aktive si në komunat veriore ashtu edhe në disa komuna në qendër dhe në lindje të Kosovës. Qeveria në Prishtinë thotë se dialogu nuk do të vazhdojë në pafundësi, sidomos jo nëse nuk zbatohen marrëveshjet e deritanishme.

Qeveritarët e përsërisin qëndrimin e tyre se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa u shuar strukturat paralele, shkruan “Zeri”.

Në anën tjetër përfaqësues të subjekteve opozitare dhe analistë politikë thonë se vazhdimi i dialogut duhet të kushtëzohet me shuarjen e strukturave paralele, megjithëse shprehen skeptikë nëse dialogu duhet të vazhdohet.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...