Di Maria: Te Reali qëndrova për Ronaldon

PUBLIKUAR

2

Angel Di Maria ka zbuluar se ai kishte pasur në plan të largohet nga Real Madridi qysh verën e kaluar, po qëndroi aty për shkak se kishte miqësi të mirë me Ronaldon.

“E vërteta është se kam një raport të shkëlqyeshëm me Cristiano Ronaldo dhe qëndrova te Real Madridi sezonin e kaluar falë tij”.

“U largova nga Real Madridi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar La Deciman. Në letrën time përshëndetëse thash saktësisht se si u ndjeva që nga dita e parë në Bernabeu”.

“Jam falënderues për Manchester United për realizoi kërkesat e Madridit. Por nuk ndjej presion shtesë pasi jam lojtari më i shtrenjtë në Ligën Premier”.

“Liga Premier është më fizike dhe kërkon më shumë forcë, derisa në Spanjë kishte më shumë futboll. Është një ligë shumë e fuqishme, megjithatë. Van Gaal më ka thënë të provoj të adaptohem sa më shpejt që është e mundshme”, ka thënë argjentinasi për ESPN Radio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...