Di Maria i ka treguar gjithçka Messit në lidhje me përçarjen mes dyshes së PSG-së, Neymar e Cavani.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është informuar për përçarjen dhe atë që po ndodh mes dyshes së Paris Saint-Germain, Neymar dhe Edinson Cavani, transmeton Gazeta Express.
Neymari la Barcelonën për PSG-në duke u transferuar në Francë për 222 milionë euro, por nuk ka gjetur një atmosferë të ngrohtë.
Ai pati një diskutim të ashpër me Cavanin muajin e kaluar për ekzekutimin e një penaltie dhe pavarësisht se pas asaj ndeshje lojtarët kanë treguar në fushë se gjithçka i takon të kaluarës, ndryshe duket të jetë atmosfera në dhomat e zhveshjes.
Është Angle Di Maria ai që i ka treguar Messit gjithçka që po ndodh te PSG-ja gjatë kohës sa ishte në detyrë me Kombëtaren që ndihmuan Argjentinën të kualifikohet në Kupën e Botës.
“Don Balon” raporton se Di Maria ka informuar Messin se atmosfera në dhomën e zhveshjes është bërë më e zymtë dhe shumë lojtarë janë duke pritur që Neymar e Cavani të përplasen përsëri.
Lidhja e Neymarit me Cavanin nuk është si ajo që kishte me Messin te Barcelona dhe kjo është duke i munguar shumë brazilianit.
Se atmosfera është e zymtë në dhomat e zhveshjes të PSG-së, e vërteton edhe më shumë deklarata e fundit e Cavanit të dhënë në Uruguai pas diskutimit të ashpër me Luis Suarezin, por që në të njëjtën kohë lidhet edhe me Neymarin.
“Nuk kam nevojë të jem shokë me të gjithë. Duhet të jeni profesionist dhe të respektoni shokun e skuadrës në fushë, qoftë në stërvitje apo në ndeshje. Të jesh shokë me dikë, është çështje krejtësisht tjetër”, ka deklaruar Cavani. /Gazeta Express/




