Di Maria favorizon Messin për ‘Topin e Artë’

PUBLIKUAR

Mesfushori argjentinas Angel Di Maria ka folur rreth çmimit të futbollistit të vitit.

Anësori i Paris Saint Germain, ka pranuar se konkurrenca finale është e mirë dhe të tre lojtarët e meritojnë atë pozitë ku ndodhen.

Por sipas ish-anëtarit të Real Madridit, bashkëkombësi i tij Lionel Messi e meriton fitimin e ‘Topit të Artë’, pasi ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

“Messi, Ronaldo dhe Neymar, të gjithë shënuan shumë gola dhe kaluan një vit të mrekullueshëm”.

“Por, Liga e Kampionëve shpeshherë luan rol të madhe dhe Barcelona e fitoi atë. Për këtë arsye mendoj se Messi ka shansin më të mirë. Ai fitoi tre tituj dhe ka shans të mirë”, deklaroi Di Maria. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...