Dhuroi gjysmën e pagës për Fondin e Sigurisë, deklarohet deputetja e VV-së

PUBLIKUAR

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj-Isufi ka treguar pse vendosi që të dhurojë gjysmën e pagës për Fondin e Sigurisë, shkruan Gazeta Express.

Ajo në emisionin “Frontal” në T7 tha se vendimi i saj ka ardhur pas situatës në Ukrainë, ku Rusia e filloi pushtimin ndaj këtij shteti.

“Është hera e parë që unë një kontribut timin e bëjë në mënyrë publike por kjo erdhi si rezultat i rrethanave dhe zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur në pushtimin e Ukrainës. Meqë jemi përfaqësueses të popullit e ndjeva si obligim që ndoshta të ishte e nevojshme që që fillojmë dhe të ndajmë një pjesë të pagës sonë. Është për të ardhmen dhe sigurinë e gjithë qytetarëve dhe fëmijëve tanë”, tha ajo.

Më tutje ajo tha se populli e Kosovës e ka dëshmuar edhe në kohë të vështira ndihmën për shtetin.

“Populli ynë e ka dëshmuar edhe në vitet më të vështira se ka arritur që ta ndihmojë shtetin. Unë mendoj që edhe gjithë deputetët, qytetarët, bizneset e mëdha dhe të vogla, e mërgimtarët kanë filluar të kontribuojnë në mënyrë masive”, tha ajo. /Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...