Dhurata Dora të enjten në mesnatë lanson këngën e re “Sa m’ke mungu”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka zbuluar datën e saktë të publikimit të këngës së re.

Në postimet që ka publikuar në Instagram, ajo ka njoftuar se nesër (10 mars) vjen me projektin e radhës të quajtur “Sa m’ke mungu”.

Ajo madje ka shpërndarë edhe një pjesë të shkurtër për t’iu treguar ndjekësve nga një këndvështrim se si do të jetë kjo prurje muzikore.

 

“Nesër 23:59. Sa m’ke mungu”, ka shkruar ajo.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë këngë.

 

“Sa m’ke mungu” do të jeta projekti i parë i Dorës për vitin 2022, pas “Criminal” që e solli në fund të vitit të kaluar.

Kënga e lartpërmendur deri më tani ka kaluar shifrën e 23 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...