Dhurata është kthyer në studio për projektet e reja.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Artistja ka postuar një fotografi, ku shihet në ambientet e studios muzikore duke incizuar projektin e parë muzikor.
Por, ajo ka një dilemë rreth asaj se çfarë kënge ta realizojë këtë herë, teksa shkruan “Në vendim tim të preferuar. Çfarë kënge duhet ta bëj të radhës?”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora është “Harrom”, këngë kjo që u publikua në dhjetor të vitit që e lamë pas.
“Harrom” ka arritur të marrë mbi 15 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/


