Dhurata Dora mahnit me dukjen në një kostum portokalli

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, momentalisht ndodhet në Londër.

Ajo po shijon një periudhë të bukur, ndërkohë që është tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe shpërndan me fansat fotografi e video të ndryshme, ajo edhe kësaj radhe solli një kolazh të ri.

 

Në një kostum ngjyrë portokalli që ia vë në pah linjat trupore dhe flokë të valëzuara, krijuesja e hitit “Zemër” bëri që të komentohet në masë të madhe.

Të shumta kanë qenë komplimentet në hapësirën për komente duke e përgëzuar për dukjen atraktive.

 

Postimi për vetëm pak minuta mblodhi mbi 25 mijë pëlqime.

Dhurata po vazhdon punën për këngë të reja, ndonëse po shijon suksesin e “Criminal”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...