Dhunoi një grua në qershor të vitit të kaluar, arrestohet burri nga Skenderaj

PUBLIKUAR

Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një grua, raporton Express

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar këtë të premte.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dhunim-Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti e  kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...