Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Rahovec, Ferizaj, Pejë, Shtërpcë e Mitrovicë.

Raportet në Polici janë për dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim të armës.

Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë /27.03.2024 17:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur atë. Rasti në procedure hetimore, kurse i dyshuari në kërkim policor.

Prishtinë /27.03.2024 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune ndaj saj. Lidhur me rastin po zhvillohen veprime hetimore, i dyshuari në kërkim policor.

Fushë Kosovë/27.03.2024 18:00. Viktima femër kosovare raporton se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Fushë Kosovë /27.03.2024 16:00.  Viktima femër kosovare raporton ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

Shtërpce  27.03.2024, 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 27.03.2024 22:22. Dhunë në familje dhe përdorim i armës. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat e lartcekura. Dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithatë nuk kishte persona të lënduar. Janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishek të kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishekë kalibër 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 27.03.2024-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar dhe ka dashur ta largoj nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë  27.03.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin edhe një person tjetër mashkull kosovar është kacafytur me të dyshuarin mashkull kosovar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore e ku me pas kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec / 27.03.2024-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë – Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është i diagnostifikuar me sëmundje psikike dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...