Dhuna e opozitës ndërlidhet me Specialen

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, thotë se veprimet e opozitës në Parlamentin e Kosovës ndërlidhen me Gjykatën Speciale e jo për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Sipas saj, më e ndershme do të ishte po qe se partitë opozitare do t’i thërrisnin qytetarët në protesta me këtë motiv, e jo për tema tjera, siç thotë ajo, me të cilat nxitet urrejtje.

“Një pjesë e mirë e elitës politike, që po i bën këto probleme ndaj shtetit të Kosovës, po i bën vetëm për të shtyrë ose për të bërë presion se ne shkaktojmë trazira nëse funksionalizohet Gjykata Speciale. Është më e ndershme nga ta që t’i thërrasin qytetarët të dalin në protesta më këtë motiv, sepse e konsiderojnë të padrejtë”, ka theksuar deputetja Lama, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Ajo ka shtuar se nuk ka çështje për të cilat mund të rrënohet shteti.

“Ata nuk duan zgjidhje. Nuk duan të ulen në asnjë lloj tryeze bisedimesh. Nuk pranojnë as ndërmjetësues. Pra nuk pranojnë asgjë”, shprehet Lama. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...