Dhjetë çiftet ikonike që i adhuruam në vitet e 90-ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Sipas një studimi, ne kemi një tendencë sociale të kujdesemi thellë për statusin e njerëzve që ne ndjehemi se kanë një status më të lartë se ne. Kjo është diçka që ndodh kur mendojmë për të famshmit, për shembull. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tyre.

Gjatë viteve të 90-ta filluam të kemi shumë akses në jetën e të famshmëve përmes televizorit dhe fotografive. Filluam të ndiejmë që të famshmit ishin më afër nesh dhe për rrjedhojë filluam t’i admirojmë ata dhe marrëdhëniet e tyre.

Bight Side ka mbledhur fotografi të 10 çifteve që ishin ndër më të adhuruarit gjatë viteve të 90-ta.

1. Kate Moss dhe Johnny Depp

Kate dhe Johnny janë takuar për katër vite radhazi. Raportet thonë se prishja e tyre ishte për shkak të Johnny që kishte lëkundje të vazhdueshme të humorit.

2. Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow

Pas dy viteve takime, Brad i ka propozuar Gëyneth, por gjashtë muaj më vonë ata u ndanë. Sidoqoftë, gjatë kohës që ishin së bashku, ata ishin të çmendur për njëri-tjetrin, madje shpesh stilin e flokëve e kanë bërë të njëjtë.

3. Justin Timberlake dhe Britney Spears

Çifti ka filluar të takoht në vitin 1998, kur ata të dy ishin në koncerte së bashku. Dyshja u ndanë në vitin 2002, në kohën kur Timberlake po e shkruante hitin “Cry Me a River”. Kjo këngë ishte për Britney Spears.

4. Luke Wilson dhe Drew Barrymore

Drew dhe Luke kanë filluar të takohen pas filmit Home Fries në vitin 1997. Ata u takuan për dy vite radhazi por u ndanë para filmit “Charlie’s Angels. Ata ishin aktorë në film, por nuk ishin të interesuar më në dashuri.

5. Paul Thomas Anderson dhe Fiona Apple

Ata u quajtën çifti më “i mirë, më seksi, dhe më i fuqishmi në vitet e 90-ta”. Dyshja u ndanë në vitin 2000, por punuan bashkë sërish një dekadë më vonë.

6. Pamela Anderson dhe Tommy Lee

Ata qëndruan zyrtarisht të martuar për tri vite dhe kishin dy fëmijë derisa u divorcuan. Megjithatë, ishin një nga çiftet më të popullarizuara në L.A, martesa e tyre ishte me përplot skandale dhe ‘thyerje’.

7. Whitney Houston dhe Bobby Brown

Whitney Houston hodhi poshtë propozimin e Bobby-t sepse nuk e kishte në plan të martohej atë kohë. Sido që të jetë, në vitin 1992, dyshja u bënë bashkë. Martesa e tyre zgjati 14 vite.

8. Bruce Willis dhe Demi Moore

Ata u takuan gjatë viteve të 90-ta dhe kanë tre fëmijë para se të divorcoheshin në vitin 2000. Ata qëndruan miq të mirë dhe Bruce madje ishte pjesë e dasmës së Demit me Ashton Kutcher në vitin 2005.

9. Nicole Kidman dhe Tom Cruise

Sipas Nicole Kidman, martesa e saj me Tom në vitet e 90-ta e ka mbrojtur atë nga një prej skandaleve më të mëdha në Hollyëood, mbrojtja nga abuzimi seksual.

10. Kurt Cobain dhe Courtney Love

Marrëdhënia e tyre ishte plot polemika në lidhje me përdorimin e substancave të paligjshme, edhe pse Love ishte shtatzënë. Romanca e tyre mbaroi kur, në vitin 1994, Kurt vendosi t’i jepte fund jetës së tij dhe ende mbahet mend si një nga romancat më të rëndësishme në skenë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...

Si do të quhet vajza e Luizit dhe Kiarës, moderatorja flet për pritjen e ëmbël

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës e emisionit “Cherry on Top” me...