Dhe Jahjaga tha: Zgjidhja është brenda Kuvendit!

PUBLIKUAR

00_12_1411064709676926680
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një komunikatë për media pas takimit që pati me partitë parlamentare. Jahjaga ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që e ka dërguar Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka ftuar në takime të veçanta liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Sërpska, të udhëhequr nga zotëri Slobodan Petrovic, të grupit parlamentar Gjashtë Plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga zotëri Isa Mustafa, zotëri Ramush Haradinaj, zotëri Fatmir Limaj dhe zotëri Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare ka theksuar se konstituuimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga tha se takimet e sotme zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...