Deulofeu rikthehet në Serie A

PUBLIKUAR

Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Serie A gjatë janarit

Sulmuesi spanjoll, Gerard Deulofeu, gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Barcelona.

Deulofeu dëshiron të gjejë një skuadër të re pasi te Barcelona nuk është zgjidhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, skuadra e Juventusit ka shfaqur interesim që Deulofeun ta transferojë gjatë janarit, përcjell Express.

Deulofeu e njeh mirë Serie A pasi në gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar ishte i huazuar nga Everton në Milan.

Por, më herët është përfolur se edhe Milani po synon ta rikthejë në skuadër Deulofeun. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...