Detroit Pistons ka shënuar fitore dramatike kundër Miami Heat me rezultat minimal 93-92.
Pistons triumfuan në saje të pikëve vendimtare të Kentavious Caldwell-Pope, i cili shënoi dypikëshin e fundit në ndeshje 55 sekonda para përfundimit të takimit, në të cilin, Miami kishte një epërsi prej 18 pikësh.
Chris Bosh shënoi 20 pikë ndërsa Dwayne Wade shtoi 19 sosh, por nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e 11-të të Miamit.
Ndërsa te Detroit basketbollisti më efikas ishte Reggie Jackson me 18 pikë dhe St Jonson dhe Kentavious Caldwell-Popsa secili shtoi nga 14 pikë për fitoren e 17-të Pistons. /Telegrafi/
Rezultatet:
Philadelphia 90-104 Memphis
Miami 92-93 Detroit
Toronto 103-99 Dallas
Denver 107-111 LA Lakers


