Detaje rreth aksidentit fatal në magjistralen Gjakovë-Klinë, ku dy të reja humbin jetën

PUBLIKUAR

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas një komunikate të dërguar, Policia bënë të ditur që personat që kanë vdekur janë ngasësi i veturës dhe një pasagjer nga po i njëjti automjet, njofton Klan Kosova.

Personat që kanë ndërruar jetë në këtë aksident janë të gjinisë femërore: I.P, 32 vjeçare si dhe D.P, 23 vjeçare, të cilat të dyja janë shqiptare nga Gjakova, njofton Klan Kosova.

Deri tek aksidenti ka ardhur derisa dy automjete udhëtarësh ishin në lëvizje në drejtime të kundërta dhe për një moment në mes të rrugës përplasen mes vete.

Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona. Me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i automjetit tjetër mbahet i hospitalizuar, nën mbikëqyrjen e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...