Detaje nga aksidenti në Skenderaj ku humbi jetën 56-vjeçari

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Indeksonline ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku në Polac të Skenderajt, ku ka humbur jetën një person.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Ndërkohë tani janë dhënë edhe detaje të tjera, ku theksohet se personi i cili ka humbur jetën ishte vozitësi i traktorit Z.G, 56 vjeçar.

“Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit Z. G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyçet në mënyrë të pa sigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit Tauran, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...