Dështon seanca fillestare për rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi prezent, shmang kontaktin me media

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ishte paraparë të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si “rezervat shtetërore”.

Megjithatë, seanca nuk ka mundur të vazhdonte sipas parashikimit, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk i është përgjigjur ftesës, përjashtuar Ridvan Muharremin, i cili ka qenë i pranishëm, transmeton IndeksOnline.

Në paraqitjen e tij në sallen e gjykatës, Ridvani është parë i tensionuar, derisa është munduar të shmang kontaktin me mediat.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në seancë ka munguar edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila figuron si njëra nga të akuzuarat kryesore.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor 2025 ndaj katër të akuzuarve.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Seanca e radhës është planifikuar të mbahet, më 13 janar të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...