Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri: Pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se nuk janë arritur që ta caktojnë seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij në mbledhje të Kryesisë mungoi pozita.

“Sot është paraparë që të kemi mbledhje të Kryesisë dhe ta thërrasim seancën e radhës. Siç duket pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend dhe nuk ka vullnet me e shty agjendën parlamentare përpara. Megjithatë ne u bëjmë thirrje që të vijnë sepse e kanë obligim ligjor e kushtetues që të jenë prezent”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri foli edhe për një ndër pikat që është pjesë e rendit të ditës të kësaj seance të Kuvendit.

“Në seancën e radhës një prej çështjeve më të rëndësishme që kemi pasur për ta diskutuar janë dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me mungesën e një gjyqtari, gjykata nuk ka kuorum”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...