Dështon Kupa e Botës në Katar, mbahet në këtë shtet?

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Lord Triesman, ka thënë se Anglia do te jetë nikoqire e Kupës së Botës të vitit 2022, nëse zbulohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s.

Kohëve të fundit është përfolur se Katarit do t’i mirret e drejta e organizimit të Kupës së Botës të vitit 2022. Në një artikull të Sunday Times, thuhet se ata i kishin punësuar një kompani amerikane të marrëdhënieve me publikun dhe ish-agjentë të CIA-së për të njollosur kampanjat e kundërshtarëve, një ndër të cilët ishte edhe Anglia, përcjell Gazeta Express.

“Nëse vërtetohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s, atëherë ata nuk mund ta mbajnë Kupën e Botës. Do të ishte gabim nëse FIFA nuk do të rishqyrtonte aplikimin e Anglisë në këto kushte”, ka thënë Triesman.

Katari është akuzuar edhe më parë për korrupsion, por u shpallën të pafajshëm pas një hetimi dy-vjeçar nga FIFA. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...