Dështon kalimi i Sarrit në Juventus

PUBLIKUAR

Emërimi i Maurizio Sarrit trajner i ri i Juventusit ka hasur në pengesa serioze për shkak të kërkesave të Chelseat, raporton Sky Sport Italia.

Chelsea e ka bërë të qartë se Juventusi duhet t’ia paguajë 5.3 milionë funte nëse e dëshiron Sarrin, transmeton Gazeta Express.

Mediumi italian raporton se Sarri e ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Chelsean në vlerë 5.3 milionë funte.

Është pritur se 60-vjeçari do të lihej i lirë nga Chelsea për t’u kthyer në atdhe, pasi italiani e kishte pranuar së fundmi në një intervistë se thirrja nga atdheu është vështirë e refuzueshme.

Sarri i ka thënë hierarkisë së Chelseat se dëshiron të largohet, pasi e fitoi Ligën e Evropës me të kaltrit në Baku,  duke e mposhtur 4:1 Arsenalin në finale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...