Dështon kalimi i Hazardit në Real Madrid, shkaku i FIFA-s dhe vetë Realit

PUBLIKUAR

Gjasat që Eden Hazardi të kalojë në Real Madrid duken më të vogla se kurrë më parë, për shkak të një numri faktorësh që e kanë ndryshuar situatën rreth tij plotësisht së fundmi.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se një marrëveshje e mundshme mes Chelseat dhe Real Madridit duket e paarritshme, edhe pse sulmuesi belg e ka thënë haptazi se dëshiron t’i bashkohet kampionit evropian, transmeton Gazeta Express.

Ndër arsyet e dështimit të transferimit të tij në Madrid është vendimi i FIFA-s për ta ndëshkuar klubin londinez, duke ia ndaluar transferimin e futbollistëve në dy afate kalimtare, për shkak se i ka thyer rregullat duke blerë lojtarë të shumtë nën moshën 18-vjeçare.

Po ashtu, problemi për Hazardin është se Real Madridi nuk e ka ende të qartë nëse dëshiron të blejë atë, edhe pse drejtuesit dhe bordi janë për.

Rritja e shpejtë në formë e Vinicius Junior dhe ardhja e pashmangshme e Rodrygos e kanë frenuar klubin nga blerja e belgut, e cila para disa muajve dukej gjë e sigurt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...