Dështon Danimarka, forca Shqipëri!

PUBLIKUAR

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë para sfidës ndaj Portugalisë.

Danimarka ka barazuar pa gola si mysafire e Armenisë, me ç’rast ka arkëtuar vetëm një pikë në rrugën për në Evropianin e futbollit “Franca 2016”.

Me gjithë dëshirën e mysafirëve për të triumfuar, vendasit treguan se nuk e meritojnë vetëm një pikë në Grupin I, duke ndaluar të gjitha sulmet e Danimarkës dhe rrezikuar në disa raste, transmeton Telegrafi.

Danezët në 45 minutëshin e parë nuk e krijuan asnjë rast të vetëm për shënim, ndërsa armenët përmes kapitenit Henrikh Mkhitaryan rrezikuan disa herë portën e ekipit kundërshtar, por në saje të mbrojtësve dhe portierit Kasper Schmeichel, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, armenët u treguan më të kujdesshëm dhe me anë të kundërsulmeve rrezikuan portën e danezëve. Një rast të tillë e kishte sulmuesi Yura Movsisyan, në minutën e 66-të të takimit, kur ballë për ballë me portierin Schmeichel dështoi të realizojë gol. Armenët dështuan edhe në minutën e 87-të, kur Artem Simonyan dështoi përballë golit të Danimarkës, duke u ngatërruar me topin para portierit danez.

Edhe në vazhdim të ndeshjes, te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, por rrjetat heshtën dhe kështu loja përfundoi me rezultatin më së paku të dëshiruar nga tifozët, atë prej 0-0.

Pas këtij barazimi, Danimarka pozicionohet në vendin e dytë të Grupit I me 12 pikë, po aq sa ka edhe lideri Portugalia që takohet sonte me fillim në ora 20:45 në Elbasan Arena me Shqipërinë, që zë vendin e tretë me 11 pikë dhe me dy ndeshje më pak se danezët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...