Dështim i radhës në Kuvend/ Për herë të 12-të nuk zgjidhet kryetari, ngërçi vazhdon

PUBLIKUAR

Për herë të 12-të radhazi, Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të konstituohet, pasi sërish ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Seanca e sotme, e thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, përfundoi pa rezultat, ndërsa u caktua një tjetër përpjekje për të premten, transmeton IndeksOnline.

Procesi është bllokuar prej javësh, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, ndonëse e mbështetur fuqishëm nga LVV sikandidate meritore, shihet nga disa parti të tjera si figurë përçarëse, çka ka pamundësuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e saj.

Pavarësisht disa lëvizjeve të fundit për zhbllokim të situatës, nuk është arritur asnjë marrëveshje. LVV i ka kërkuar LDK-së një marrëveshje, por kjo e fundit ka refuzuar, duke propozuar në vend të saj një qeveri tranzitore ndërpartiake.

Ngërçi i thelluar institucional vazhdon ta mbajë pezull edhe formimin e Qeverisë së re, pasi kjo mund të ndodhë vetëm pas konstituimit të Kuvendit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...