Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

PUBLIKUAR

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë.

E me certifikimin e rezultatit zgjedhor, tani fokusi ka kaluar te Kuvendi.

Për të konstituuar legjislaturën e re, partitë politike kanë kohë 30 ditë.

Afat ky që fillon nga e dita e enjte.

Në momentin e thirrjes së seancës, rendi i punës veçse është i përcaktuar.

“Fillimisht formohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, raporti i të cilit votohet me shumicë votash; pastaj bëhet betimi i deputetëve; më pas votohet Kryetari i Kuvendit dhe, në fund, nënkryetarët e Kuvendit”, ka sqaruar Eugen Cakolli nga KDI.

Me përfundimin e këtyre hapave, krijohen kushtet për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Këto procedura nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën dhe as Kushtetuta, as aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk e kushtëzojnë formimin e Qeverisë me zgjedhjen paraprake të Presidentit”, tregon Cakolli.

Kësisoj vlerësohet se partitë nuk do duhej të humbasin kohë, por të mirren vesh sa më parë.

“Nuk do të duhej që të pritej 30-të ditshi. Është i panevojshëm. Sepse edhe zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, edhe koha përmes së cilës duhet të krijohen institucionet duhet të jenë për nga shpejtësia e jashtëzakonshme, sa më shpejt që është e mundur”, thotë profesori Avdi Smajljaj.

Sipas profesorit Smajlaj, për të shmangur edhe një palë zgjedhje, duhet të ketë një koalicion mes partish.

“Me qenë se është çështja edhe e presidentit, vendi ka nevojë për një koalicion më të gjerë ku kërkohen 2/3, edhe për të kalu një numër i reformave që kërkohet të kalojnë në Kuvend dhe ky koalicion do të nxirrte vendin nga kriza institucionale dhe vendi do të kishte për katër vitet e ardhshme një qeveri stabile”, shprehet ai.

Seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, brenda afatit 30 ditor, i cili përmbyllet më 7 gusht.

Kjo e fundit ka thënë që seanca do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...