Edhe Interi ka hyrë në garë për transferimin e André Gomesit
André Gomes pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit t kalimtar të janarit pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde.
Sipas Diario Gol, në garë për transferimin e portugezit ka hyrë edhe skuadra e Interit, përcjell Express.
Thuhet se Interi ka mbajtur kontaktet e para me Gomesin me ndërmjetësimin e Joao Marios. Përveç Interit, Gomes kërkohet edhe nga Juventus e Monaco.
Gomes ishte transferuar në Barcelonë verën e kaluar nga Valencia, por deri më tani ka dështuar që të tregoj vlerat në Camp Nou. /Express/



