Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, shkruan Gazeta Express.
Edhe sot në seancën gjyqësore është paraqitur dëshmitari i pestë në rastin kundër Mustafës.
Dëshmitari sot është marrë në pyetje nga trupi gjykues lidhur me bazën e “Skifterëve” dhe për disa foto grafi të pjesëtarëve të kësaj njësie në Zllash.
Ai në këto fotografi ka identifikuar edhe Salih Mustafën i njohur si komandant Cali.


