Dëshmitarët në seanca private, Specialja tregon pse po ndodh një gjë e tillë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve do të rifillojë më 10 maj ku Prokuroria do të vazhdojë prezantimin e saj. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë për media, Gjykata Speciale ku edhe kanë sqaruar se pse deri tani dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të mbyllura për publikun, shkruan Gazeta Express.

Nga Specialja thonë se të gjitha gjykimet par Dhomave të Specializuara janë publike, megjithatë ndonjëherë gjyqtarët vendosin që të mbajnë seanca të ashtuquajtura private apo të mbyllura, apo të redaktojnë informacione për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarit ose viktimës siç përshkruhet në Rregulla.

Në këtë konferencë kanë sqaruar se edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk dëgjohet në publik, i akuzuari dhe avokatët e tij mund ta dëgjojnë atë çfarë thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën që ta marrin në pyetje atë.

“Edhe kur është dëshmia e dëshmitarit duke mos u dëgjuar nga publiku, të akuzuarit dhe avokatët e tyre mund të dëgjojnë se çfarë thotë dëshmitari dhe kanë të drejtë të marrin në pyetje dëshmitarin. Paraqitja e provave nga Prokuroria e Specializuar në këtë rast rifillon të mërkurën, 10 maj në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...