Dëshmitarët e Gjykatës Speciale të shpërndarë nëpër botë

PUBLIKUAR

Dëshmitarët të cilët do të dëshmojnë për krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para Gjykatës Speciale, formimi i të cilës pritet të ndodhë gjatë këtij viti, raportohet se tashmë janë bërë pjesë e programit mbrojtës, kurse shumica prej tyre janë të shpërndarë nëpër botë, raporton e përditshmja serbe Danas.
Sipas burimeve diplomatike të Danas, thuhet se më shumë se 400 perona tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me krimet e pretenduara të UÇK-së, por sipas gjitha gjasave rreth 30 prej tyre në fund edhe do të dëshmojnë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, thuhet se softueri i mbushur me të dhënat dhe lëndët me të cilat do të merret Gjykata Speciale për krime të pretenduara të UÇK-së, është plotësisht i mbrojtur në Bruksel.

Kjo gjykatë, e cila do të duhej të fillonte punën deri në fund të vitit, do të përfshihen gjyqtarë ndërkombëtarë, derisa objektet e tyre do të jenë në ish-ndërtesat e Europolit në Hagë, ku do të veprojnë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Qeveria holandeze ka njoftuar se gjykata do të merret me “krime të rënda që thuhet se janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së ndaj pakicave dhe kundërshtarëve politikë gjatë vitit 1999-2000”, por të dënuarit eventual nuk do të vuajnë dënimin në Holandë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...