Dëshmia e Nasim Haradinajt në Speciale, flasin nga OVL-UÇK-ja

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha sot se Nasim Haradinaj është duke bërë paraqitje dinjitoze në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Klinaku në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ai po tregon të vërtetat në Speciale.

“Paraqitja e Nasimit është dinjitoze. Po e tregon një realitet se çfarë ngjarjesh kanë pasur atëherë edhe pse ju e dini që ato ngjarje që janë zhvilluar atëherë ne kemi qenë gjithmonë transparent dhe çdo gjë ka qenë e filmuar. Poashtu ne kemi paraqitur edhe në bazë të disa sekuencave që kanë xhiruar kamerat dhe i kemi paraqitur ato dokumentacione, dosa apo si do që t’i quash. I kemi paraqitur para mediave si diçka që na ka ardhur neve”, ka thënë ai.

Më tutje zyrtari i OVL-UÇK-së deklaroi se çdo gjë e kanë bëtë me vetëdije dhe e kanë ditur që ndaj tyre mund të ngritët ndonjë aktakuzë.

“Çdo gjë e kemi bërë me vetëdije dhe e kemi ditur që edhe mund të na ngrisin ndonjë aktakuzë, por e kemi bërë për interesin publik. Kjo ka mund të bëhet dhe e ka pasur edhe obligim çdo qytetarë i Kosovës që ta informojë publikun për diçka që është e keqe për qytetarët”, tha ai.

Lidhur me atë se kush i solli dokumentet e Speciales në OVL-UÇK, Klinaku pretendon se mund të kenë qenë vet zyrtarët e Speciales.

“Jo nuk e dimë, por është fakt kjo që përderisa kanë dalë nga zyrat e tyre natyrisht që edhe vet i kanë sjellë. Ne nuk kemi mundur që të shkojmë atje në Hagë. Ata i kanë nxjerr nga zyra, ata e dinë edhe personin që i kanë sjellë ato”, deklaroi Klinaku. /Express/

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...