Deshi ta mbajë të fshehtë, por e zbulon vet Sterling se ka paguar biletat e 550 fëmijëve për të parë Cityn në “Wembley”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Raheem Sterling ka paguar biletat e 550 fëmijëve nga shkolla e tij e vjetër “Ark Elvin Academy” për të ndjekur në “Wembley” gjysmëfinalen mes Manchester City dhe Brighton.

Raheem Sterling ka befasuar zyrtarët e Manchester Cityt, kur ka bërë kërkesë për të blerë 550 bileta për fëmijët e ish-shkollës së tij, për të përcjellë ndeshjen ndaj Brightonit në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup, që do të zhvillohet sonte nga ora 18:30, raporton “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sterling ka paguar biletat e këtyre fëmijëve me etni dhe vende të ndryshme.

Ata do të jenë të pranishëm në Wembley për të ndjekur nga afër idhullin e tyre, ndërsa ky i fundit do të paguajë rreth 20 mijë funte vetëm për kënaqësinë e tyre.

“Kjo tregon edhe njëherë se çfarë djali me zemër të madhe është Raheem”.

“U befasuam nga kërkesa e tij. Ai nuk donte që kjo gjë të bëhej publike dhe nuk dëshironte vëmendje. Donte vetëm të bënte një gjë të mirë për nxënësit e ish-shkollës së tij”, sqaron një zyrtar i klubit për mediat angleze.

Kurse drejtoresha e  “Ark Elvin Academy”, Rebecca Curtis, tha se Sterling ka qenë shembull për nxënësit.

“Duke e parë se si ai ende kujton se nga vjen pavarësisht ndryshimit rrënjesor të jetës, do të thotë shumë për ne”, tha ajo. “Shumica dërrmuese e nxënësve tanë nuk kanë qenë kurrë brenda Wembley, e lëre më me pa një lojë kaq të madhe me një nga djemtë tanë të vjetër që do të zbresë në fushë”.

Kurse Sterling tha: “Kam lidhje të ngushtë me akademinë e Ark Elvin që kam ndjekur vetë shkollën kur ishte shkolla e komunitetit Copland, kështu që është mirë të jesh në gjendje t’ia mundësosh këtyre nxënësve për të parë një lojë në Wembley”.

“Jam rritur afër derës së stadiumit dhe kam ëndërruar që një ditë të luajë në një finale ose madje duke përfaqësuar vendin tim atje. Tani është nder për mua që mund të luaj në Wembley dhe një mundësi e madhe për t’ia kthyer komunitetit që më ndihmoi të shkoj atje ku jam”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...