Deschamps: “Synojmë trofeun kundër Spanjës që do të na detyrojë të vrapojmë shumë”

PUBLIKUAR

Theo Hernandez ishte heroi i Francës në gjysmëfinalen e Nations League kundër Belgjikës, në një ndeshje ku kampionët e Botës arritën të përmbysin rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Trajneri Didier Deschamps ka folur pas ndeshjes sigurisht vëmendje mori finalja kundër Spanjës, që zhvillohet pas dy ditësh.

Ai e di se Gjelat s’do ta kenë aspak të lehtë të dielën dhe do të vuajnë shumë në fushë.

“Shumë mendonin për një finale Itali-Belgjikë. Belgët zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s prej shumë vitesh, ndërsa ne jemi më poshtë. Spanja tregoi forcën e saj kundër Italisë, që luftoi fort edhe me 10 lojtarë. E njoh mirë kombëtaren spanjolle dhe do të na bëjë të vrapojmë. Kemi tre ditë kohë për të rikuperuar dhe për të synuar trofeun në finale”, u shpreh Deschamps.

Franca luan finalen me Spanjën të dielën me 10 tetor, në ora 20:45. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...