Deschamps nuk po mendon për rikthimin e Benzemas te Franca

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Didier Deschamps nuk po mendon rreth rikthimit të Karim Benzemas te Franca për ndeshjet e radhës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i Real Madridit u përfshi në listën e “Gjelave” për këtë turne, por nuk ia doli të rikuperohej me kohë dhe u largua nga grumbullimi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, mediat spanjolle së fundmi raportuan se mjekët francezë e ekzagjeruan shkallën e lëndimit të Benzemas dhe se sulmuesi në fakt mund të ishte i aftë për të luajtur në Kupën e Botës.

“RMC Sport” e Francës  konfirmoi se Benzema teorikisht mund t’i bashkohet kombëtaren për pjesën tjetër të turneut, duke marrë parasysh se emri tij është ende në listë pasi Deschamps nuk vendosi ta zëvendësoj atë me një futbollist tjetër.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Benzemas dhe Deschampsit, teksa ky i fundit ka treguar se nuk po mendon për rikthimin e fituesit të “Topit të Artë”.

“Nuk është diçka që po më pushton mendjen. Nuk e di kush po thotë çfarë dhe si. Ju e dini situatën dhe kohën që ai duhet të shërohet. Unë fola me Benzeman pasi ai u largua nga ne, por nuk e di se ku po shkoni me pyetjen tuaj. Unë kam 24 lojtarë këtu dhe jam duke menduar për ta. Do t’ju lë të flisni, të debatoni dhe të imagjinoni, por nuk do të komentoj gjëra që nuk kanë të bëjnë me punën tonë të përditshme”, tha përzgjedhësi francez.

Pavarësisht nëse Karim Benzema kthehet apo jo, ai do të marrë një medalje nëse Franca e siguron një të tillë në Katar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...