Deschamps: Kante ndali Messin, do ta ndalë edhe Hazardin

PUBLIKUAR

Trajneri i Francës beson që mesfushori i Chelseat ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Botëror dhe i është përmbajtur në “përpikëri” planit të tij.

N’Golo Kante mund të luajë rol kryesor kundër Belgjikës me talentin e tij, pasi që ai ka mbajtur të qetë Lionel Messin dhe mund ta bëjë këtë edhe kundër Hazard, ka thënë trajneri francez Didier Deschamps.

“Po, ai e ka këtë rol. Ai ka luajtur këtë rol në çdo ndeshje dhe me përkushtim të madh dhe mund ta bëjë edhe tani”, ka thënë ish kapiteni i Les Blues.

“Dëshiroj që ai të jetë sa më i efektshëm për skuadrën tonë. Natyrisht, N’Golo është një lojtar thelbësor për ne, sepse di të kapë topa në mbrojtje, që është pozita e tij. Ai po ashtu dërgon topa në thellësi me përpikmeri të plotë më trajektore”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...