Deschamps: Griezmann nuk është i lumtur në Barcelonë

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann tani gjendet me kombëtaren e Francës për ndeshjet e kombëtareve, dhe trajneri i tij Didier Deschamps ka deklaruar se ylli francez nuk është i lumtur në Barcelonë.

Pas një sezoni jo të mirë në Katalonjë, Griezmann nuk po mundet ta gjejë formën që e ka treguar në Madrid, raporton Gazeta Express.

“Un jam i bindur që ai nuk është i lumtur me situatën aktuale në Barcelonë,” konfirmoi Deschamps.

“Un nuk dua të flas se çka ndodh tek klubet, por Griezmann tani po luan në krahun e djathtë, unë nuk mund të kuptoj pse ai nuk është duke luajtur në një rol më qendror.”

Deschamps historikisht e ka përdorur Griezmann si një sulmues të dytë, sipas situatave mbrapa njërit prej Olivier Giroud ose Kylian Mbappe.

“Ai ka pasur dy mundësi (kundër Sevillës) dhe një lojtar i kualitetit të tij duhet ta shënojë njërën prej tyre,” shtoi Deschamps./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...