Derisa pritet rinovimi i Suarez, çfarë thotë lojtari

PUBLIKUAR

Luis Suarez është lojtari i ardhshëm që pritet të përfitojë një kontratë të re te Barcelona. Klubi katalunas ka nisur punën për të rinovuar kontratën me sulmuesin uruguaian.

Kontrata aktuale e tij është valide deri në vitin 2019, por Blaugranët duan që ta sigurojnë lojtarin deri në vitin 2021.

Vet Suarez ka folur rreth zgjatjes së kontratës dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar për një kohë të gjatë në Camp Nou.

“Unë jam i përqendruar ta ndihmoj ekipin duke realizuar gola”, ka thënë lojtari që te klubi spanjoll u transferua nga Liverpooli në vitin 2014.

“Shumë shpejt do të vijë edhe kontrata e re, pasi që unë dua të luaj për këtë ekip dhe të fitojmë trofe së bashku”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...