Derisa po qëndron në Dhërmi, Gjiko sjell ndryshimin e ri në dukje

PUBLIKUAR

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, është duke shijuar disa ditë pushimi në Dhërmi të Vlorës.

Ai po kalon një kohë të mirë me bashkëshorten e tij, prezantuesen Elita Rudi si dhe djalin e tyre, Zërin.

Derisa po argëtohet në masë të madhe me familje, krijuesi i hitit “Si Buggati” ka prezantuar së fundmi stilin e ri të flokëve.

Gjiko (Foto: Instagram)

I njëjti tregon se ka prerë tërësisht flokët, ndërsa momentin e ndryshimit e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Gjiko dhe Elita Rudi nisin pushimet në Vlorë

Transformimi i artistit të njohur vjen javë pasi paralajmëroi projektin e ri muzikor të titulluar “Xhiro”.

28-vjeçari tanimë ka finalizuar edhe xhirimet e klipit dhe kjo këngë pritet të lansohet shumë shpejt para fansave të shumtë të tij.

Gjiko (Foto: Instagram)

Ndryshe, “Bizzy Bizzy” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Gjiko në bashkëpunim me reperin Ledri Vula , në kuadër të albumit të ri “10/10” të këtij të fundit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...