Deri në 35 euro një metër kub i druve

PUBLIKUAR

Untitleddfasd

Afrimi i periudhës së dimrit, shumë qytetarë të Lipjanit ka sjellë para sprovave ekzistenciale.

Veç rrymës e cila tashmë po konsiderohet si më e shtrenjta në rajon, kohët e fundit po vërehet edhe shtrenjtimi i lëndës drunore për djegie.

Në këtë kohë kur qytetarët kanë nevoja të ndryshme, gjendjen e tyre po e rëndojnë edhe shtrenjtimit e fundit që po ndodhin.

Ditëve të fundit një metër kub dru për ngrohje në tregun e Lipjanit, ka një çmim nga 30 deri në 35 euro, përderisa gjatë muajve të verës ka qenë për afro 15 euro më i lirë.

Qytetarët që ende nuk i kanë siguruar ato thonë se për xhepin e tyre ky çmim është i pa përballueshëm.

Problemi i furnizimit me këtë lëndë në pikat furnizuese me dru të damkosur është njëri ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e çmimit të masës drusore.

Këtë fakt e pohojnë edhe shitësit, të cilët kanë thënë se për një metër kub dru paguajnë një çmim prej 27 euro dhe fitimi i tyre mbetet simbolik, për shkak të kostos së transportit të tyre deri në treg dhe në destinacioni i fundit, deri tek qytetarët.
Ne punojmë për pak para, për një mëditje  pasi kemi shpenzime. Nëse gjatë një dite nuk mund të shesësh ngarkesën, atëherë nuk ka fitim fare”, ka thënë një shitës.

Çmimi, sipas shitësve ndryshon edhe sipas llojit të drurit.

Një metër dru ahishtë ka një çmim më të lirë, krahasuar me lloji i drurit qarr apo bung, që ka çmim tjetër, por që kërkesat e qytetarëve janë përafërsisht të njëjta.

Ashpërsimi i masave që kanë ndërmarrë autoritetet, në mbrojtjen e pyjeve nga degradimi i tyre, duket se ka bërë të veten.
Me hapjen e disa punkteve të kontrollit dhe me shtimin e patrullimeve në terren, mundësitë për prerje ilegale të drunjve janë pakësuar dukshëm./Ferizaipress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...