Dërguti: Veseli donte suspendim 3-mujor të opozitës

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë të hënën ka kërkuar suspendim të opozitës për periudha më afatgjate, madje deri në tre muaj.

Kështu ka deklaruar Dërguti gjatë një interviste të shkurtër për “Zërin”.

Megjithatë, sipas saj, nënkryetarët e Kuvendit ia kanë bërë me dije se nuk kanë bazë ligjore për një vendim të tillë.
Pavarësisht kësaj, Dërguti ka thënë se opozita nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.

“Mbledhja e thirrur pas ndërprerjes së seancës ka pasur temë diskutimi suspendimin e opozitës për seancën e djeshme dhe diskutimi tjetër ka qenë për mundësinë e një suspendimi më afatgjatë deri në 3 muaj”, ka thënë Dërguti.

Ndërsa e pyetur se a ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për përjashtimin e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar.

“Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar nga seanca, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës… Suspendimi i opozitës e minon demokracinë. Përveç kësaj, të gjitha vendimet që u morën në seancën e djeshme janë të kundërligjshme”, ka vlerësuar Dërguti. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...