Dërguti: Qeveria po kërkon dialog sa për sy e faqe

PUBLIKUAR

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Aida Dërguti, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se opozita nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e tyre të prezantuara deri më tani, në lidhje me marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se fjalimi i deputetit të LVV-së, Albin Kurtit, në manifestimin e 28 nëntor-it, ka qenë në dakordim me të gjithë liderët e opozitës, dhe se sipas saj, kryetari i AAK-së është larguar për arsye se ka menduar se mund të eskalojë situata, por jo për ndonjë arsye tjetër.

“Unë nuk mendoj që kemi nevojë për ndërmjetësim prej dikujt për të ndihmuar dialogun në mes Qeverisë së Kosovës dhe opozitës, sepse kjo çështje rregullohet shumë lehtë, dhe kjo është tërheqja e nënshkrimeve të Isa Mustafës nga marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në Bruksel”, ka theksuar Dërguti.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës, përderisa po e mban një pozicion të ngurtë, kërkon diskutim me opozitën sa për sy e faqe, duke shtuar “se veprimet dhe dhuna e kësaj qeverie për të cilën ka reaguar edhe Amnesty International, tregon pozicionin që ka marrë kjo Qeveri karshi opozitës”.

“Mua më është dukur pak e pamundshme që më 28 nëntor do të tentojë pushteti të na arrestoj, sepse vetëm Serbia na ka arrestuar më 28 nëntor”, ka shtuar Dërguti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur...