Derbi magjik i takon Unitedit (Video)

PUBLIKUAR

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, me ç’rast skuadra vendase fitoi me rezultat 3-2.

Pjesa e parë kishte të bëjë me talentin Marcus Rashford, i cili realizoi dy gola të shpejtë (29’ dhe 32’) për ta elektrizuar atmosferën në stadium.

marcus1

Topçinjtë i riktheu në lojë Daniel Welbeck (40’) falë një harkimi të Ozil dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 2-1.

welbeck

Ander Herrera pranoi një top nga Rashford dhe goditi mrekullueshëm drejt portës, ndërsa topi i devijuar u ndal në rrjet (65’).

Porse Mesut Ozil reagoi shumë shpejt për t’i mbajtur vizitorët në lojë (69’). Megjithatë, deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit nuk pati gola të tjerë, ashtu që Djajtë e Kuq dolën fitues.

man1

Këtë supersfidë e shijoi edhe mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, i cili u inkuadrua nga minuta e 80-të (në vend të Marcus Rashford).

n1

Fitorja e pozicionon Manchester Unitedin në vend të pestë me 44 pikë, shtatë më pak se Arsenali që është i treti në tabelë. Ekipi i Arsene Wenger mbetet pesë pikë prapa liderit Leicester City. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...