Derbi i takon PSG’së, komplikohen gjërat për Liverpoolin

PUBLIKUAR

Paris Saint Germain e ka mposhtur me rezultat 2-1 Liverpoolin sonte duke ia komplikuar më të madhe kalimin në grupe të nënkampionit europian. Skuadrat që do të kalojnë tutje në këtë grup do të mësohen në rrethin e gjashtë të Ligës së Kampionëve

U quajt Grupi i Vdekjes që në fillim të shortit dhe i tillë po dëshmohet.

PSG sonte ka mposhtur Liverpoolin në Parc des Princes për t’ia komplikuar më të madhe atyre kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë i ka takuar tërësisht Paris Saint-Germain, të cilët kanë mundur të shënojnë më shumë se tri gola.

Që nga fillimi PSG ishte më e mirë dhe në minutën e 13’të arrin të goli i parë.

Juan Bernat shfrytëzon një mundësi të mirë pas gabimit të mbrojtjes së Liverpool për të kaluar në epërsi prej 1-0.

Pas këtij goli, Neymar dhe Mbappe por edhe Di Maria kishin disa mundësi të mira për gol, por ishte portieri Alisson që reagoi shumë mirë në portë për t’i pritur ato.

Dyshja Mbappe-Neymar ishin edhe kreatorë të golit të dytë.

Fillimisht Neymar depërtoi duke pasuar të Mbappe i cili krosoi por topin e tij nuk mund ta dërgoi në rrjetë Cavani pasi priti Alisson. Topin e devijuar e kthen në gol Neymari në minutën 35’të.

Krejt çka bëri Liverpool ishte një penallti për të cilët u akordua në fund të pjesës së parë të cilën në gol e shndërroi James Milner.

Në pjesën e dytë Liverpool ishin më të mirë dhe në fillim të saj ishin afër për ta barazuar rezultatin, sidomos me Firminon në minutën e 60, i cili nuk shënoi me kokë.

Megjithatë, PSG disa herë u tregua e rrezikshme me kundërsulme ku përdorën Mbappen, i cili shquhet për shpejtësinë e tij.

Deri në fund, Liverpool sulmoi disa herë, derisa në lojë u aktivizua edhe Shaqiri por që nuk arriti ta barazoi rezultatin.

Me këtë humbje, Liverpool merr vendin e tretë dhe i duhet ndeshja e fundit kundër Napolit të cilën duhet ta fitojë për të kaluar tutje në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Liverpoolit i duhet një fitore prej 1-0 që të kalojë grupin në Anfield në ndeshjen që zhvillohet pas dy jave.

PSG ka punë me Crvena Zvezdën dhe ka 8 pikë në grup. Skuadra që është eliminuar tashmë nga kjo garë është Zvezda që ka vetëm katër pikë në grup. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...