Derbi i takon Interit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Zikaltrit e Luciano Spalletti triumfuan në ndeshjen e “Derby Della Madonnina”, përmes golit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga kapiteni Mauro Icardi, pas një gabimi të Gianluigi Donnarummas.

Ndeshja mes Interit dhe Milanit përfundoi me rezultat 1-0 në favor të zikaltërve. Ndeshjen e zhvilluar në San Siro, e vlefshme për xhiron e nënte të Serisë A, arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij kapiteni Icardi, raporton Gazeta Express.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Interi, të cilët arritën të krijojnë më shumë raste se kuqezinjtë. Skuadra e Gattusos ishte më e përkushtuar për t’u mbrojtur në këtë pjesë, dhe gjatë kësaj pjese i bën vetëm katër pasime të topit brenda 16-metërshit të Interit, numri më i ulët i tyre në ndeshjet e këtij sezoni.

Rrjetën e portës së Gianluigi Donnarummas arriti ta prekë topi që në minutën e 12-të, kur Mauro Icardi shënoi në shtyllën e dytë, megjithatë këtë gol e anuloi gjyqtari Marco Guida për shkak se u shënua nga pozita jashtë loje.

Edhe Milani arriti ta shënojë një gol, e cila po ashtu u vlerësua si e parregullt pasi që u shënua nga një pozitë jashtë loje. Mateo Musacchio kishte shënuar, në mënyrë të parregullt, në minutën e 42-të, por rezultati mbeti 0-0.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Interi e shfrytëzoi njërin nga rastet e fundit që e kishin, kur kapiteni dhe qendërsulmuesi argjentinas, Icardi, shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë rezultat, Interi e vazhdon ecurinë e fitoreve, ndërsa e kundërta vlen për Milanin. Interi pozicionohet në vendin e tretë, me gjashtë pikë më pak se Juventusi në vend të parë, ndërsa Milani zbret në pozitën e 12-të.

Interi në ndeshjen e ardhshme në kuadër të Serie A-së udhëton si mysafirë në Romë ndaj Lazios, ndërsa Milani e pret në shtëpi Sampdorian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...