Derbi i shqiptarëve në Zvicër nuk nxjerrë fitues

PUBLIKUAR

Dy skuadra mjaftë të mëdha në Zvicër, Grasshopper dhe Luzern janë përballur njëra me tjetrën të shtunën mbrëma.

Ndeshja e dy rivalëve të vjetër i cilësuar si derbi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër nuk ka nxjerrë fitues pasi dy ekipet janë ndarë me nga një gol të shënuar dhe nga një pikë të fituar 1-1.

Në këtë përballje janë aktivizuar katër futbollistë shqiptarë, tre tek vendasit e Grasshopper dhe një te Luzern.

Talentet shqiptarë, Shani Tarashaj dhe Florian Kamberi kanë filluar nga minuta e parë ndeshjen dhe kanë qëndruar në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa Mërgim Brahimi është aktivizuar në minutën e 70, përderisa Alban Pnishi ka qenë në bankë.

Ndërkohë tek Luzern titullar ishte Jahmir Hyka, ndërsa Hekuran Kryeziu nuk ishte i gatshëm për këtë takim pasi kishte një lëndim të vogël dhe do t’i rikthehet fushës nga java e ardhshme. /Telgrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...