Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

PUBLIKUAR

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po hartohet një ligj që do të rregullojë përdorimin e trotinetëve elektronikë, meqë së fundi po raportohen lëndime të shumta që po shkaktohen nga përdorimi i tyre.

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrikë.  Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë, por Komisioni për Mjedis, bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, po punon në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë”, ka shkruar Pacolli.

Deputetja thotë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ua lejojnë fëmijëve përdorimin e trotinetëve në rrugë.

“Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze, prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...